E zbulon Haziri: Pati koalicion sekret LDK- VV!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për mënyrën se si Lëvija Vetëvendosje fitoi në Prizren.Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se pati një koalicion sekret ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.“Ne zyrtarisht si parti kemi qenë neutral në Prizren, për faktin se VV nuk n aka mbështetur në Ferizaj”, ka thënë Haziri, duke shtuar se nuk është mirë që LDK të jetë në koalicion me VV-në në Prizren.

Ai ka thënë nuk është mirë që “LDK përmes një dere të tillë, të hyjë në qeverisje”.Kryetari i rizgjedhur i Gjilanit ka theksuar se LDK edhe në Mitrovicë duket se kishte marrëveshje secrete me AKR-në.Ai ka thënë se pa LDK-në, Agim Bahtiri nuk do të mund të bëhej kryetar, vetëm me mbështetjen e VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *