Kërënon Lutfi Haziri: Le ta di Shpend Ahmeti se nëse nuk ndodhë…

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka theksuar se nëse procesi zgjedhor në Prishtinë nuk zbardhet deri në fund, atëherë kryeqyteti do t’i ketë dy kryetarë.Njëri kryetari sipas tij, do të jetë ky i zgjedhuri, kinse ka fituar, derisa tjetri do të jetë fituesi real.“Le ta dijë Shpend Ahmeti se pa zbardhjen e plotë të procesit zgjedhor në Prishtinë, ai nuk do të jetë kryetar. Prishtina do t’i ketë dy kryetar”, ka theksuar ai në emisionin “Interaktiv” në KTV, raporton Gazeta Blic.

Sipas Hazirit duhet të ketë rinumërim të të gjitha votave në mënyrë që të sqarohet fituesi.Ai ndër të tjera ka theksuar se PZAP e ka parë që ka fakte të mjaftueshme për manipulim dhe kërkoi rinumërim të të gjitha votave.Haziri ka theksuar se LDK ka bërë kërkesë për rinumërim të të gjitha votave.Sipas Hazirit, qeveria Haradinaj është prapa manipulimit të votave me kusht dhe me postë në balotazhin e Istogut që e përmbysën rezultatin e raundit të parë duke i dhënë fitoren Gani Dreshajt të AAK-së ndaj Haki Rugovës të LDK-së. Në këtë komunë nga PZAP është vendosur të ketë rivotim.“Votat me postë edhe me kusht janë të korruptuara, të njollosura e të manipuluara shumë keq. Prapa kësaj është qeveria Haradinaj, duke e pas parasysh afërsinë që kanë me kandidatin e Istogut”, ka shtuar Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *