Akuza të rënda në mes të kryeministrit dhe Mimoza Kusarit, shkak numri i zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave të deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës për numrin e madh të zëvendësministrave dhe ministrave në qeverinë e tij, shkruan Gazeta Blic.Fillimisht, Haradinaj tha se ai është munduar ta dëgjoj çka tha deputetja, edhe pse një gjë e tillë është e vështirë, pasi që sipas tij Kusari-Lila flet shumë shpejtë.”Ju dëgjova aq sa mbërrina me ju dëgju, se e keni një shpejtësi në bisedë të madhe, po u mundova me e kap çka po thu”, tha fillimisht kryeministri.
Haradinaj shtoi se është konfuz sa i përket deklaratave të deputetes sepse vijnë nga dikush që ka udhëhequr dikur një ministri, ka qenë zëvendësministre si dhe kryetare e një komune.”Konfuzioni jem nga ajo që i thave është se kush po i thotë këto fjalë, një zëvendësministre, një ministre e Tregtisë që smbahet mend për asgjë, e një kryetare e komunës që e ka lënë komunën pa kryetar, tre muj para zgjedhjeve për vendin e punës si deputete”, shtoi ai.Në fund, kryeministri shtoi se kur të kenë në dorë materialin e 100 ditshit do të shohin se çka ka punuar kjo qeveri.”Fatkeqësisht nuk e kam marrë pushtetin në qershor po në shtator, keni me pas plot vërejtje po keni me qenë vonë krahas me punët që i kemi kryer, kur të ju vi me materialin e 100 ditëshit do të shihni që sjeni ka e dini ka jetoni”, përfundoi ai./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *