Anëtari i LDK-së ka disa fjalë për Fatmir Limajn

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, thotë se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po kërkon konsensus në çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa kur këtë e kërkonte LDK mandatin e kaluar, partia e Limajt dhe të tjerat që tani janë në pushtet e rrëzuan.“Megjithatë, ju atëherë “i futët veshët në lesh” e nuk donit të dëgjoni fare; kjo, pasi që aspironit marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çfarëdo metode”, ka shkruar Limaj, raporton Gazeta Blic. Postimi i plotë i Gecajt:

MAKIAVELIZMI I ZOTIT LIMAJ!Temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët”, na tha sot Zëvendës-Kryeministri Limaj. Këte zoti Limaj e kishim thënë edhe ne për thuaja tri vite radhazi, gjatë periudhës së qeverisjes Mustafa. Megjithatë, ju atëherë “i futët veshët në lesh” e nuk donit të dëgjoni fare; kjo, pasi që aspironit marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çfarëdo metode. Tani kur pozicionimet kanë ndryshuar, ju po na thoni diçka si: ne nuk bashkëpunonim me ju sepse duhej përmbysur pushtetin, dhe rrjedhimisht marrjen e tij nga ne, ndërsa ju tani do të duhej të jeni konstruktiv (si gjithherë), e të na mundësoni mbajtjen e këtij pushteti të pështirë, të cilin e morëm me dhunë e veprime konspirative (me miqtë tanë PDK-stë), dhe kryekëput përmes sekserëve e matrapazëve. Jo faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *