Daci e quan gabim historik nënshkrimin e Demarkacionit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi në Vjenë është gabim historik.Ai ka thënë se se nënshkrimi i marrëveshjes për kufirin – pa lejen e Kuvendit – nuk do t’i lejohej as Skënderbeut.“Ka qenë një nënvlerësim i sistemit demokratik parlamentar”, është shprehur Daci në RTV Dukagjini.
“Unë besoj se këtë e kanë bërë për karrierë personale, sepse ndërkombëtarët iu kanë rrahur shpatullat. Kur janë kthyer, kanë parë që kanë bërë një gabim historik”, ka thënë ai.“Mendoj se mirë ka ngjarë që nuk është aprovuar”, ka vlerësuar Daci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *