Dardan Molliqaj me kritika të rënda për kryeministrin dhe demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për qeverinë Haradinaj dhe për marrëveshjen për demarkacion, shkruan Gazeta Blic.Fillimisht, Molliqaj tha se pajtohet me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën dhe qëndrimin e tij.”Nuk kam qare pa u pajtuar me Kujtim Shalën sepse qëndrimi i Ramush Haradinaj i ka dy probleme, ai ka lëvizje të qëndrimit me atë se çka ka thënë sa ka qenë në opozitë, ne kemi kërkuar të anulohet kjo marrëveshje edhe atë herë edhe tash”, tha deputeti i VV-së.

Gjithashtu, ai shtoi Kryeministri Haradinaj e ka votuar këtë projektligj për të ardhur në kuvend dhe nuk e ka kundërshtuar.Sipas tij, kjo është lojë politike.”Haradinaj e ka votuar projektligjin me ardh në Kuvend, kjo është lojë politike, por megjithatë është lëvizje e hapur politike që ai e ka bo dhe është mirë me pranu”, tha Molliqaj./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *