“ENVER SEKIRAQA I LIRË, ALBIN KURTI NË BURG”

“Enver Sekiraqa i lirë, Albin Kurti në burg”

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj ka bërë krahasimin mes deputetëve të VV-së, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi me Enver Sekiraqen.

Ai ka bërë krahasimin duke thënë se Albin Kurti deputeti më i votuar në Kosovë po qëndron në paraburgim ndërsa Enver Sekiraqa i akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, është i lirë.

“Albin Kurti deputeti më i votuar në Kosovë dhe Donika Kadaj të PRANGOSUR në gjykatë ngase ishin kundër marrëveshjeve të padrejta të Demarkacionit dhe kundër Zajednicës të cilën Kushtetuesja e hodhi poshtë”.

“Pra ‘të rrezikshëm’ ata që e mbrojtën integritetin territorial dhe sovranitetin funksional të Republikës. Ata që nënshkruan të lirë. Në anën tjetër Enver Sekiraqa i akuzuari për vrasjen e policit Tiumf Riza është liruar nga masa e paraburgimit. I kërkuari nga INTERPOLI, Naser Krasniqi po ashtu i liruar nga masa e paraburgimit”, ka shkruar Haskukaj./Inasjderi.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *