Kështu arsyetohet Haradinaj për numrin e madh të zëvendësministrave

Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i VV-së, Sami Kurteshi i është drejtuar kryeministrit Haradinaj se zëvendësminsitrat përveç që janë në numër të madh, nuk bëjnë as punë efektive.

Haradinaj reagoi menjëherë duke thënë se është e vërtetë se ka shumë zëvendësministra, për çka shprehet jo i kënaqur. Por ai thotë se secili prej tyre e kryejnë punën e tyre dhe kanë me çka me u marrë.

‘’Ka shumë zëvendësministra, edhe nuk jam i kënaqur . Por të jeni të bindur se hala nuk janë më shumë se të qeverive të mëhershme. Secili ka detyrën e vetë dhe kanë me cka me u marrë. Nuk është problem numri i zëvendësministave’’, u përgjigj Haradinaj.

Kujtojmë që numri i tyre ka arritur në 64.

Po ashtu, Haradinaj komentoi edhe debatin për blerjen e telefonave mobilë, që i kishin kushtuar shumë buxhetit të Qeverisë.

‘’A mundet me punu pa qeta dikush. Kemi ble telefona jo më të shtrenjtit’’, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *