LUMEZI PËR BAHRI HYSENIN E AFERËS PRONTO: ËSHTË PROKUROR ME INTEGRITET

Lumezi për Bahri Hysenin e aferës Pronto: Është prokuror me integritet

Kryeprokurori Aleksander Lumezi ka folur për përzgjedhjen e prokurorëve, pjesë e të cilëve është bërë edhe një personazh jashtëzakonisht i përmendur nga përgjimet “Dosja e Shefave” që njihet si afera Prontio, Bahri Hysenin.

Kryeprokurori Lumezi ka folur vetëm fjalë miradie për Hysenin i cili nga afera pronto njihet me shprehjen “s’kum kunkuru” pasi telefonohet nga kryepersonazhi i përgjiemeve, Adem Grabovci i cili e thërret atë për ta bërë anëtarë bordi në një ndërmarrje publike.

E Lumezi ka thënë se Hyseni është një nga prokurorët me integritet të lartë në sistemin e drejtësisë.

“Unë kam qenë Anëtar i Komisionit për intervistimin e Prokurorëve, kur edhe Bahri Hyseni ka qenë njëri nga kandidatët. Ai ka konkurru dhe ka qenë kandidati më i mirë në procesin e intervistimit dhe i ka marrë notat maksimale, ai nuk është i PDK-së”, ka thënë ai në emisionin Jeta në Kosovë.

Lumezi tha se ai prokuror është me integritet shumë të lartë profesional dhe moral.

“Unë mund të ju siguroj që ai prokuror është me integritet shumë të lart edhe profesional edhe moral dhe nuk ka kurrë far dyshimi sepse secila lëndë e cila dërgohet tek ai, mund të trajtohet në mënyrë të ndershme dhe profesional”, ka thënë Lumezi.

Ai tha se ata Hyseni ishte thirrur gabimisht nga Adem Grabovci, pasi ai nuk ka “konkuruar fare për KOSTT”. Sipas Lumezit ndoshta Grabovcit “iu kanë përzi kabllot e jo Bahri Hysenit”.

“Ai nuk ka hy në asnjë bord pa konkurru. Ata kanë bisedu për një Bahri Hyseni tjetër. E kanë thirre njërin e gabueshëm. Ky prokuror atëherë nuk ka qenë prokuror. Pronto-s ju kanë përzi kabllot, por Bahri Hysenit nuk ju kanë përzi kabllot, Bahri Hyseni nuk është dashtë në bordin të jetë në bordin për të cilin është caktuar”, ka thënë ai./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *