Molliqaj edhe në Facebook i ka dy fjalë për Kadri Veselin!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së Kadri Veselit, se ai nuk dëshiron të flas me gra, dhe se sipas tij, burrat po i detyrojnë gratë në VV që ato të flasin.Molliqaj në një shënim në Facebook tha se Veseli nuk mund ta kuptojë se ka gra të guximshme që u kundërvihen burrave, raporton Gazeta Blic.Shënimi i plotë:

Kadri Veseli iu drejtua deputetes Drita Millaku se ai nuk flet me gra dhe se dikush nga burrat po e detyron atë të flas.Ai nuk mundet me besu që ka gra të guximshme e të përgatitura që i kundërvihen. Sipas tij, gratë gjithmonë duhet të jenë të shtyera nga ndonjë burrë.Por e ka gabim! Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë gra që dijnë dhe guxojnë t’i kundërvihen krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *