Molliqaj: Kadri Veseli ka deklaruar publikisht se njerëzit që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në replikën e tij për kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se duhet të bëhen dallimet mes ‘akuzave në Kuvend’ dhe ‘ofendimeve’.

Debati i ashpër mes Kadri Veselit dhe Dardan Molliqajt ka shpërthyer pasi ky i fundit ka kërkuar që Veseli të kërkojë falje për deklaratën e tij, i cili në seancën e djeshme tha se ‘deputetët po e lëshojnë fjalën si “po e dini ju…”.

“Asnjë prej deputetëve shko në prokurori ose mos shko në prokurori, Në politikë duhet me I dallu dy sene: akuzat politike prej ofendimeve dhe kërcënimeve. Një ofendim e ke bë dje këtu, duhesh me kërku falje për të, ke thënë poi lëshoni fjalët sikurse pe din ti. Sa i përket akuzave, unë jam një prej personavë qe bëj shumë akuza, secili në politikë ka të drejtë të bëj akuza, edhe PDK po bën, me komunikata marutë tu lëshu. Akuza unë bëj sa du, ti bën sa dush, populli vendos derisa nuk ka drejtësi. Na ke lodhë me të kalumen, e kalumja, e kalmuja. Secili në Kosovë e ka jep atë që ka jep. Ajo që kam problem thelbësor me ty, në paraqitjen e parë publike në Klan ke thënë se njerëzit që kanë punu në UDB, janë pasuri kombëtare. Nxjerrnaj qato dokumente që i ke të UDB’së.Unë personalisht besojs e SHIK ka kry krime në Kosovë”, ka thënë Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *