Sherifi kërkon nga deputetët që të mbajnë premtimin zgjedhor për demarkacionin

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi pasi mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit, edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e Nismës, sa i përket marrëveshjes së demarkacionit“Nisma do të vazhdoj tu qëndroj atyre që i ka premtuar në të kaluarën sepse me atë premtim e kemi marrë votën”, ka thënë ai.Ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të votojnë rreth çështjes së demarkacionit ashtu siç e kanë pasur premtim zgjedhor, duke i lutur që të mos dalin nga ajo që kanë premtuar.

Shumë thjeshtë mbajeni premtimin të gjithë deputetët ashtu siç i keni marrë votat”, ka thënë ai.Sipas tij vota është besim, dhe se ashtu si i keni premtuar mbajeni besimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *