Haskuka tregon nëse është në krahun e Albin Kurtit apo të Dardan Molliqajt

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, festoi fitoren në Prizren së bashku me Albin Kurtin. Por a do të thotë kjo se ai mbështet Kurtin, pas ndarjes në dy kampe të kësaj partie.Mytaher Haskuka i cili në fund të vitit që po lëm pas zgjodh kryetar i Prizrenit, ka treguar nëse është mbështetës i Kurtit në Vetëvendosje.Për Klan Kosovën, Haskuka tha se ‘Kurti është kryetar i zemrave’ në këtë parti.
“Edhe pse shpendët kanë dy krahë për të fluturuar, Vetëvendosja e ka vetëm një krah”, tha Haskuka.

Përcarja në Vetëvendosje u bë publike kur u publikua një mesazh i Aida Dërgutit, e cila e quante ‘mut’ Kurtin. Kjo e fundit dha dorëheqje nga Kryesia e VV’së derisa u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i partisë.U vendos për zgjedhje të brendshme derisa Kurti ka paraqit kandidaturën e tij për kryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *