Shpejtim Bulliqi fotografi me familjen! Shkëlqejnë dy vajzat e tij

Sonte rrjetet sociale janë stërmbushur me fotografi e urime për vitin që po vjen. Të gjithë po i gëzohen ndërrimit të motmoteve, ndërsa po e festojnë pranë më të dashurve të tyre.

Sonte në gjirin familjar po e feston Vitin e Ri edhe kryesuesi i Komisionit për Demarkacionin Shpejtim Bulliqi. Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka uruar qytetarët për vitin që po vjen:

Të dashur miq,
Me rastin e festës së Vitit të Ri , më lejoni që t’ju uroj çdo të mirë për vitin 2018, duke shpresuar kështu që në vitin që po hyjmë do të ndërgjegjësohemi më shumë, do t’i lëmë mënjanë egot tona dhe kështu të gjejmë frymën e bashkëpunimit mes vete për ta bërë këtë vit më të mirë e më frytdhënës se vitin që shkoi.
Uroj që ky Vit i Ri të sjellë shpresa dhe aspirata të reja, e së bashku me këto edhe zellin, guximin dhe angazhimin tuaj për t’i arritur!
Gëzuar!
Me Respekt
Sh.B.

Por ajo që bie në sy janë dy vajzat e tij të cilat po shkëlqejnë sonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *