‘Tarkani’ shkon në Polici, thotë se po kërcënohet

Polici i suspenduar, Avni Berisha, i njohur si “Tarkani”, para pak çastesh ka dhënë një deklaratë në Polici.Siç merr vesh Koha.net, “Tarkani” kësaj here ka shkuar në Polici në cilësinë e viktimës, për të raportuar se ka marrë kërcënime.“Tarkani”, bashkë me drejtorin e Njësisë për Krime të Rënda Ekonomike, Nazim Sahiti, e rrahën drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa, mesditën e së shtunës së 30 dhjetorit 2017.
Portali ka provuar ta konfirmojë lajmin me zëdhënësit e Policisë së Kosovës, por të premten mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *