Ish-anëtari i SHIK-ut flet për vrasjen e Enver Malokut, zbulon detaje për femrën që ishte pjesë e grupit të vrasësve

Ish-anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Naim Miftari ka folur për vrasjen e gazetarit, publicistit dhe veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Malokut.

Miftari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vrasja e Malokut zgjidhet kur të zbulohet femra e cila ishte depërtuar në spital për të vërtetuar vrasjen e atdhetarit.

Postim i plotë:

Vrasja e atdhetarit Ever Malokut zgjidhet kur të zbulohet kush është femra me flok të gjata që ishte pjesë e ekipit vrasës nga 4.5 persona, plus vrasësit dy veta kishin depërtuar edhe në spital për ta vërtetuar vrasjen e Enver Malokut njeri nga ta është paraqitur si gazetar dhe ka pyetur diq edhe gruan e atdhetarit Maloki.

(gazetari i rrejshëm i “spitalit” besoj se është i indifikuar).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *