Ne votim për anulimin e gjykates speciale, me pula e me qura.

Dosjet dhe dokumentet e KFOR-it me informacione të hollësishme për SHIK-un e PDK-së pritet të shërbejnë si materiale dhe dëshmi për Gjykatën Speciale më seli në Hagë, për të sqaruar disa nga vrasjet, sulmet e dhunshme dhe krimet që ndodhën në periudhën e pasluftës në Kosovë kundër vet shqiptarëve.

Për krime ndërshiptare të kryera pasluftës pritet të dëshmojnë dëshmitarë të shumtë. Ish pjesëtari i SHIK-ut të PDK-së, Nazim Bllaca kishte pranuar se në SHIK-un e PDK-së ka ekzistuar skuadra e vrasjeve, që ka kryer vrasje e sulme të dhunshme.

Ndërsa, aktivitetet e SHIK-ut të PDK-së janë të dokumentuara hollësisht me qindra dokumente, e dosje që përmbajnë informacione nga terreni, të sakta që janë zbuluar nga KFOR-i/ NATO. E cila si njëra ndër ushtritë më të forta të Botës, brenda strukturës ka njësinë profesionale të inteligjencës që ka mbledhur informacione dhe fakte në terren. Sikurse ka pasur dhe ka mundësi të përdor teknologji të sofistikuar të përgjimeve, hetimeve, e vëzhgimeve përmes super-teknologjisë dhe të kontaktoj dhe vet anëtarët/dëshmitar të SHIK-ut .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *