Politikanët që “u përjashtuan” nga politika në zgjedhjet e 11 Qershorit

Sabri Hamiti, Hajredin Kuçi, Adem Grabovci, Agim Çeku, Melihate Tërmkolli, Puhie Demaku, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Lah Brahimaj e të tjerë janë “përjashtuar” nga jeta poliitke me votën e qytetarëve apo me vendime partiake.

Kanë qenë të pranishëm tash e 15 vjet në skenën politike të vendit tonë, por për një moment, për një ditë janë “përjashtuar” nga aktiviteti politik në institucione apo në partitë politike ku kanë aderuar prej themelimit të tyre.

Në grupin e parë hyjnë politikanët të cilët janë larguar nga jeta politike me votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në grupin e dytë hyjnë politikanët të cilët janë “përjashtuar” nga partia para se të hyjnë në garën politike për zgjedhjet nacionale.

Kështu Sabri Hamiti, Hajredim Kuçi, Agim Çeku, Melihate Demaku, Lah Brahimaj nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për të vazhduar mandatin e tyre në Kuvend dhe në politikë.

Ndërkaq Adem Grabovci, Adem Salihaj e Shpejtim Bulliqi nuk janë përfshirë fare në listat për kandidatë për deputet duke u larguar me vendime partiake të liderëve të tyre politik.

Ndërkaq ish-deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku me vetëdëshirë është larguar nga politike.

Lista e politikajve të përjashtuar nga skena politike është më e gjatë por të lartpërmendurit por këta që I përmendëm janë më “të mëdhenj” deri më 11 Qershor të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *