Shpend Ahmeti s’rri të dëgjojë platformën e Kurtit, shëtitet në Tiranë me Pacollin

Shpend Ahmeti akoma nuk ka vendosur nëse i bie më mirë nëse deklarohet publikisht kundër Albin Kurtit, ai ka bojkotuar prezantimin e platformës për kryetar të partisë nga Kurti.Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se sot gjendet në Tiranë bashkë me nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacollin. Kështu duket të ketë gjetur arsyetim për mungesën e tij në prezantimin e Albin Kurtit për kryetar të VV-së.“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.

Ai kështu ka injoruar plotësisht prezantimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë. Njëjtë kanë vepruar i gjithë krahu i Dardan Molliqajt, përfshirë këtu edhe ish-kryetarin Visar Ymeri, të cilët publikisht e kishin kundërshtuar kandidimin e Albin Kurtit.Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes pritet të mbahen në shkurt, ndërsa Albin Kurti është kandidati i vetëm për të marrë sërish kreun e Vetëvendosjes së përçarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *