‘Zoti na e dha, Zoti na e mori’, çifti shqiptar rrëfen dramën e vdekjes së vajzës së tyre në Itali

‘Zoti na e dha, Zoti na e mori’, çifti shqiptar rrëfen dramën e vdekjes së vajzës së tyre në Itali

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë një çifti shqiptari në Itali, pas vdekjes së vajzës së tyre të vogël.
“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Alendorin, fëmijën tonë të parë 20-muajsh”., shprehen ata.

Fytyrat e prindërve janë shënjuar nga lotët për humbjen e vajzës së tyre Aria.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 janar të këtij viti, ku Fisnik Hasaj dhe gruaja e tij 23-vjeçarja Arlinda humbën vajzën e tyre, e cila kishte ardhur në jetë më 5 Dhjetor të 2017.

Sipas mjekëve, vajza “ka vdekur në djep”, në shtëpinë e tyre në Altobello (në komunën Mestre, provincë në Venecia), që 32-vjeçari kishte mundur ta blinte pasi ishte maruar me Arlindën.

“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi”., ka treguar Arlinda me lot në sy.

“Duan ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”, është shprehur Fisniku për mediat italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *