​Gazetari i njohur, Haradinajt: Po luani lojëra dhe po kërcënoni, si po prisni që BE’ja t’ju ndihmojë?

​Gazetari i njohur, Haradinajt: Po luani lojëra dhe po kërcënoni, si po prisni që BE’ja t’ju ndihmojë?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përballur me disa pyetje të vështira, gjatë një interviste në emisionin “Zona e konfliktit”, të Deutsche Welles.
Njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, Tim Sebastian, e ka pyetur shefin e ekzekutivit kosovar se si mund t’i besojë Bashkimi Evropian në të ardhmen Kosovës, kur ajo nuk po i respekton obligimet ndërkombëtare.

“Po luani lojëra me Gjykatën, kërcënoni se do t’ia ktheni shpinën demarkacionit, dhe prapë doni që BE’ja t’ju ndihmojë. Ankoheni që s’njiheni nga pesë vende të BE’së, e quani hendikep. Si mund t’ju besojnë në të ardhmen, s’i mund t’ju ndihmojë BE’ja, kur s’i respektoni obligimet ndërkombëtare?”, e ka pyetur Sebastian, Haradinajn.

I pari i qeverisë kosovare ka thënë se Kosova po e pret që disa vite njohjen nga disa shtete të BE’së, që ende s’e kanë bërë një gjë të tillë.

“Po i presim që disa vite të na njohin. Sfidat tona po bëhen më të mëdha për shkak të kësaj situate”, është përgjigjur Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“BE’ja s’mund të komunikojë me ne si partner. Kur unë jam në Bruksel, flamuri kosovar s’është aty”, është shprehur ai.

Haradinaj ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE’së kanë nisur shumë kohë para se të shfaqej problemi me ratifikimin e demarkacionit

“Marrëdhëniet tona me BE’në janë më të hershme. Fatkeqësisht, mendoj se BE’ja s’i ka kushtuar mjaftueshëm vëmendje rajonit dhe vetë Kosovës”, ka thënë ai.

“Nuk e fajësoj BE’në për detyrat tona, por kërkoj që të gjitha vendet e BE’së të kenë një qasje të njëjtë karshi Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, përgjigja s’i ka bërë shumë përshtypje gazetarit. “Nëse s’i pranoni rregullat e këtij klubi që doni t’i bashkoheni, pse t’i bashkoheni?”, e ka pyetur ai, Haradinajn.

“I pranojmë rregullat, logjikën, parimet e BE’së. Po punojmë fort për kohezion të brendshëm, për bashkëjetesë të të gjitha komuniteteve, për sundim të ligjit, për ekonomi dhe për paqe të qëndrueshme”, është përgjigjur shefi i ekzekutivit kosovar.

“Ne jemi në Evropë, jemi lënë çështje e hapur, punë e pakryer, nga Evropa dhe Amerika”, ka thënë Haradinaj më vonë.

“Shumë probleme lidhen me gatishmërinë e BE’së për të ecur përpara”, ka vlerësuar ai.

“Ne jemi të përgjegjshëm karshi Evropës”, ka thënë kryeministri kosovar.

Më herët, Haradinaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

BE’ja le t’i ndëshkojë politikanët, por qytetarët s’kanë faj, ka thënë ai.

Kryeministri është pyetur edhe rreth Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.

Kryeministri deklaruar se Gjykata ekziston, dhe nuk vihet në pikëpyetje.

Ai ka theksuar se asaj nuk i frikësohet personalisht, dhe se është i gatshëm të dorëzohet, nëse ngrihet aktakuzë kundër tij. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/gazetari-i-njohur-haradinajt-po-luani-lojera-dhe-po-kercenoni-si-po-prisni-qe-be-ja-t-ju-ndihmoje-493972/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *