LAJM I KEQ PËR QEVERITARËT – PAGAT NUK DALIN ME RRITJE

Lajm i keq për qeveritarët – pagat nuk dalin me rritje

Janë bërë një muaj që kur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj morri vendimin për t’ia dyfishuar pagën vetës, zëvendësve të tij ministrave. Mirëpo në fund të muajit llogaria e tyre bankare nuk është dyfishuar.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka njoftuar se pagat janë shpërndar para disa orëve, mirëpo nuk kanë dal me rritje.

“Pagat janë shpërndarë disa orë më parë. Ato kanë dalë pa rritje, domethënë nuk është marrë për bazë vendimi i kryeministrit Haradinaj për rritje. Ai vendim është në Gjykatë dhe duhet të pritet deri të jepet faja e fundit. I vetmi ndryshim në paga tani është rritja për 4 për qind, që është bërë rritje në bazë të ligjit”, ka thënë Hamza për Express.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë sot vendim që ngritjen e pagës së tij ta pezulloj për shkak të vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, e cila e vlerësoj të paqëndrueshme dhe të ndikuar politikisht.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1.500 euro, ndërsa tash e tutje ajo do të jetë 2.950 euro.

Po ashtu, me ketë vendim të Haradinajt, paga e zëvendëskryeministrave tash e tutje do të jetë 2.500 euro, ndërsa e ministrave nga 2.000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *