Ministri britanik jep dorëheqje për shkak të vonesës në parlament

Ministri britanik jep dorëheqje për shkak të vonesës në parlament

Një ministër i qeverisë ka dhënë dorëheqjen për shkak të mungesës së tij në Shtëpinë e Lordëve, vend ku do të duhej të ishte për t’iu përgjigjur një pyetje, raporton The Guardian.

Michael Bates, ministër i Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar (DflD) që nga viti 2016, tha se “është turpëruar që nuk ishte prezent” për t’u përgjigjur, transmeton Koha.net.

Megjithatë, nuk është pranuar dorëheqja e tij dhe Bates duket se do ta vazhdojë në postin e tij.

Dorëheqja e shkurtër cilësohet si një nga më dramatiket në vitet e fundit. Bates, që është pjesë e Shtëpisë së Lordëve që nga viti 2008, u ngrit për të dhënë dorëheqjen pasi nuk ishte në vendin e tij për t’iu përgjigjur një pyetje nga kolegia, Ruth Lister.

“I kërkoj falje të sinqertë Baroneshës Lister për sjelljen time të keqe për të mos qenë në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes së saj për një çështje shumë të rëndësishme në fillim të pyetjeve”, është shprehur ai. “Gjatë pesë viteve kam pasur privilegjin të përgjigjem në emër të Qeverisë, gjithmonë kam besuar se duhet të ngrihemi në standardet më të larta të mundshme të mirësjelljes dhe respektit në përgjigjet në emër të qeverisë dhe në pyetjet legjitime të legjislaturës”.

“Më vjen turp të mos jem në vendin tim dhe për këtë arsye i ofroj dorëheqjen time kryeministrit me efekt të menjëhershëm. Kërkoj falje”, ka thënë Bates, që më pas u largua nga foltorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *