OLLURI: QEVERIA HARADINAJ PO ECË DREJTË SKANDALEVE: NUK FALEN BORXHET ME ARSYETIMIN SE MU KANË TEK

Olluri: Qeveria Haradinaj po ecë drejtë skandaleve: Nuk falen borxhet me arsyetimin se mu kanë tek

Gazetari Parim Olluri ka thënë se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, është përcjellë nga shumë skandale.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se në mesin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ka edhe vendime pozitive.

“Mendoj se vendim i pritur dhe i mirë ka qenë edhe shtyrja përpara e Projektligjit për Prishtinën, vendimi për ndalimin e veturave zyrtare gjatë zgjedhjeve lokale. Më pas projektligji për leje qëndrim të përhershëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar Olluri.

Sipas tij, kur e analizojmë anën negative dhe atë pozitive të punëve të bëra, atëherë ato të parat peshojnë shumë më tepër.

“Vendimet si rritja e pagave, janë skandal në vete, pasi publiku nuk e ka pritur, që njëri nga vendimet e para me qenë rritja e rrogave për veten dhe kabinetin qeveritar. Një vendim tjetër qw Haradinaj ka marrë ka qenw falja e borxheve, me arsyetimin se mu kanë tek”, ka theksuar Olluri

Sipas tij, njëra nga veprimet e papëlqyeshme të kryeministrit, ka qenë se ai në zyrën e tij ka pritur persona që janë të dyshuar për krim të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *