DY POLITIKANËT QË PO HETOHEN PËR GJUAJTËT ME ARME SË BASHKU NË NJË DASMË ME THAÇIN

Dy politikanët që po hetohen për gjuajtët me arme së bashku në një dasmë me Thaçin

Zëvendëskryeministri, Dardan Gashi dhe ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku po marrin pjesë në një dasme së bashku me presidentin e vendit Hashim Thaçin. Të gjithë këta të ftuar në dasmën e vëllait të Sylejman Selimit.

Gashi dhe Lushtaku kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë se bashku me presidentin Thaçi.

Gashi dhe Lushtaku kohë më parë morën pjesë në festën familjare të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Në këtë aheng që u organizua në odën e Limajt, Gashi dhe Lushtaku së bashku me Endrit Shalën, këshilltarin e Limajt, gjuajtën me armë, shkruan Lajmi.net

Lidhur me këtë çështje ishte thirrur në interpelancë kryeministri, Ramush Haradinaj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në këtë interpelancë ishte kërkuar shkarkimi i Gashit, por që nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *