Haradinaj jep urdhër për vendosjen e flamurit të Kosovës te ‘Rrethi’

Image result for flamuri te rrethi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka treguar që sot ka dhënë urdhër që të vendoset flamuri i Kosovës tek “Rrethi” në Prishtinë, raporton ‘Zëri.info’.

“Sot kam dhënë detyrë që të vendoset flamuri i Kosovës te “Rrethi” në Prishtinë. E di që ka pas debate por kisha dashur që këto ditë të kemi kujdes dhe t’i respektojmë këtë ditë këto qaste pastaj vjen 19 shkurti dhe mund t’i vazhdoni sërish debatet”, ka thënë ai.

“Nuk ka shqiptar qe nuk e don flamurin kombëtar, por 17 shkurti i dedikohet Kosovës”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *