ISH-GJENERALI I FSK-SË KRITIKON QEVERINË PËR MËNYRËN SE SI U VENDOS FLAMURI

Ish-gjenerali i FSK-së kritikon qeverinë për mënyrën se si u vendos flamuri

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka reaguar lidhur me çështjen e vendosjes së flamurit shtetëror në orët e mbrëmjes. Sipas tij, flamuri kudo në botë ngritet dhe nderohet në mëngjes, dhe jo natën.

Kastrati, i cili është anëtar i PDK-së, po konsideron se kushdo që e ka marrë këtë vendim, që Flamuri shtetëror të vendoset në “terr”, ka gabuar rëndë.

“Flamuri nuk do duhej te ngritej natën, në gjithë botën ngritet dhe nderohet në mengjes!Edhe tek ne Flamuri është dashtë të ngritet dhe nderohet nga Garda e FSK -së me datë 17.02.2018 në ora 8:00 dhe të nderohet siç i ka hije! Ai që ka marr vendim për vendosjen e Flamurit Shtetëror në terr në orët e mbrëmjes ka gabu shumë rend sepse nuk e kemi vjedhur por e kemi fituar me gjak!. Kombi nderohet , Shteti duhet njëashtu edhe Simbolet !”, ka thënë Kastrati./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *