Ivanka Trump akuzon Thaçin se i ka qit diçka n’pije

Vajza e presidentit historik Donald Trump, Ivanka Trump ka reaguar ndaj publikimit të disa fotografive ku ajo shihet duke e shikuar në sy me një shikim pak sexy presidentin tonë, njeriun më të mirë që ka pasur Kosova qysh prej kohëve ilire, Hashim Thaçin.

Por duket se fama që ajo fitoi pasi këto fotografi dolën në publik, e ka penguar atë dhe tashmë fjalët e përhapura në tërë botën, se ajo thjesht është dashuruar në Hashim Thaçin, po i pengojnë.

Tash Ivanka ka dalë me disa rrëfime se kinse ajo nuk po e di saktë dhe se nuk po kujtohet se ka dalë në foto dhe ka qenë në një tavolinë me liderin më simpatik të Evropës, Hashim Thaçi.

“Unë e mbaj mend që kesh në tavolinë qaty ulen, se babi Donald më tha hajt se vec pak kena me nejt qaty sa të kryhet qajo forja e lutjes së Mëngjesit, edhe e mbaj në mend që një njeri mu afru, edhe më tha “hej unë jam George Clooney. Edhe ja nisa me kesh, edhe nuk më interesoj qaq”, ka thënë Ivanka Trump për median presitigjioze XXN.

Më pas ajo ka sqaruar se pas disa momenteve nuk i është kujtuar asgjë. Ivanka duke dashur ta përlyej figurën e Hashim Thaçit, ka thënë se ai kishe i ka qit dicka në pije, por normalisht ne si shqiptar nuk duhet ta pranojmë këtë gjë si të vërtetë.

“Unë vetëm e ktheva kryet dicka ka një gru që ma thirrke emrin, edhe jam kthy e kom pi qat sok qe e kom pas, edhe se di sen veç filloj me me hup vetëdija. Pak e nga pak fillova të mos ndjej asgjë. Krejt cka më kujtohet, është se jam qu të nesërmen edhe i kam pa fotot. Nuk mu besojke”, ka thënë Ivanka Trump.

Laft e hallkut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *