PËRPLASJA E PACOLLIT ME QYTETARËT: A KE DIÇKA PERSONALE ME MUA?

Përplasja e Pacollit me qytetarët: A ke diçka personale me mua?

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka shkuar në hyrje të Prishtinës aty ku është zhvendosur flamur kombëtar me atë shtetëror. Pacolli është përplasur me qytetarët e Prishtinës teksa kanë kundërshtuar ashpër zhvendosjen e flamurit kombëtar me atë shtetëror, raporton Insajderi.

Pacolli fillimisht ka provuar t’ua sqaroj qytetarëve se komunë nuk është përgjegjëse për vendosjen apo largimin e flamujve. Pacolli u ka thënë se ky ka qenë vendim i Haradinajt.

“Komuna e Prishtinës nuk e ka detyrë t’i vendosë flamujt e shtetit e as me dekorua qytetin, unë shqip po flas, kryeministri në mbledhjen e qeverisë ka marrë vendim”, ka thënë Pacolli.

Në ndërkohë teksa Pacolli kishte hipur në veturë për tu larguar nga vendi i ngjarjes shumë qytetar i kanë brohoritur “marre marre”.

“Me pas fytyrë nuk ishte ardhur hiq, grahi kerrit e ec”, thoshte një qytetar i Prishtinës.

Pacolli për një çast është rikthyer përsëri kah qytetarët teksa i nervozuar ka pyetur qytetarin se çfarë problemi kanë me të.

“A ki diçka personale me mua”, ka thënë Pacolli.

“Asgjë nuk thash hiq, hip në kerr se me than që po tutmi jo”, ka thënë qytetari që ka replikuar me Pacollin./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *