“PSE S’PO E VENDOSNI EDHE FLAMURIN E SERBISË?” – PYETJA E QYTETARIT NDAJ SELIM PACOLLIT

“Pse s’po e vendosni edhe flamurin e Serbisë?” – pyetja e qytetarit ndaj Selim Pacollit

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka shkuar në hyrje të Prishtinës aty ku është zhvendosur flamur kombëtar me atë shtetëror. Pacolli nuk është pritur aspak mirë nga qytetarë të shumtë të cilët kanë drejtuar fyerje ndaj tij.

Mes tjerash Pacolli është pyetur nga një qytetar se përse nuk po vendoset edhe një flamur i Serbisë në të njëjtin vend.

Pse s’po e vendosni edhe një flamur të Serbisë”, ka pyetur një qytetar Pacollin

Nënkryetari i Prishtinës i është kundërpërgjigjur qytetarit duke i thënë se nëse e sheh të arsyeshme vendosjen e flamurit serb, vendoseni vet sepse komuna nuk e bënë një gjë të tillë.

“Nëse ju e shihni të arsyeshme shkoni qiteni ju, unë jo”, ka thënë Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *