Reagon Havolli: Ahmeti njeri i statuseve, i paaftë të kujdeset për pronën e komunës

Afrimi i dekadës së parë të Kosovës përveç përgatitjeve për festim krijoi edhe debate dhe komente të shumta. Ishte pikërisht debati rreth çështjes se flamurit i cili është i vendosur në hyrje të Prishtinës ,se a duhet të zëvendësohet me flamurin e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth komenteve të nxitura duke thënë se vendosja e simboleve shtetërore rregullohet me Ligjin 03/L-038 për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe Ligjin 03/L-032 për protokollin e shtetit, duke ja lenë përgjegjësinë Qeverisë e jo komunës se Prishtinës.

Mirëpo një statusi i bashkëpartiakut të Ahmetit, Egzon Azemit ishte komplet i kundërt nga ajo çfarë tha kryetari i Prishtinës. Azemi shkroi se duhet organizuar një lloj rrethimi tek flamuri me qëllim të mos vendosjes së flamurit të Kosovës, duke bërë thirrje edhe për proteste duke e quajtur “arrogant e anti-kombëtarë” qytetarët që po duan ta heqin flamurin kombëtar për ta vendosur, siç e ka quajtur ai “flamurin e Ahtisarit”, duke aluduar në flamurin shtetëror.

Lidhur me këtë çështje Sokol Havolli, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë , në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kryetari i komunës duhet të përkujdeset vetë për pronën e komunës.

“Ne tashmë e dimë se forma e Vetëvendosjes është vetëm me nxit konflikte, me nxit urrejtje, me nxit potencialisht edhe përçarje shumë të madhe, kështu që kjo është vetëm një nxitje e urrejtjes, nxitje e konfliktit potencial të qytetarëve, nxitje e një budallakie që vetëm njerëzit e Vetëvendosjes dinë ti bëjnë”, ka thënë ai

Tutje Havolli theksoi se Shpend Ahmeti është i paaftë të kujdeset për komunën e Prishtinës.

“Shpend Ahmeti nuk merr iniciativa ai është njeri i statuseve në facebook është përfaqësues zyrtar i e të gjitha ankesave që ndodhinë në Kosovë, nuk është për me kriju punë, kështu që nuk pritet më shumë prej tyre. Kryetari i komunës duhet të përkujdeset për pronën e komunës, sepse shtylla e flamurit është pronë e komunës , dhe kryetari i komunës duhet me ligj të përkujdeset për pronën e komunës”, ka përfunduar Havolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *