THAÇI PARALAJMËRON MARRËVESHJE “HISTORIKE” ME SERBINË BRENDA KËTIJ VITI

Thaçi paralajmëron marrëveshje “historike” me Serbinë brenda këtij viti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë brenda këtij viti pret që Kosova të arrijë marrëveshje “historike” me Serbinë, ku saj Thaçit Kosova do ta sigurojë një ulëse në Kombet e Bashkuara.

Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ka thënë se Serbia është në presion për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e cila besoj se do të ndodhë në vitin 2018, do të jetë historike, marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi në këtë intervistë.

Derisa agjencia e lajmeve përmend problemet mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se marrëveshja me fqinjin verior do të sillte normalizim të plotë mes shteteve, edhe pse, sipas tij, nuk do të kërkonte njohjen e shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *