Vjen një reagim i ashpër nga Dardan Molliqaj , pas largimit të flamurit kombëtar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë të Kosovës, në hyrje të Prishtinës.Sipas tij, nuk ka qenë e rastësishme koha kur qeveria vendosi të largoi flamurin kombëtar, pasi që sipas tij kjo qeveri “është qeveri e territ”, njofton GazetaBlic.com“Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë”, ka thënë Molliqaj.

Ky është reagimi i plotë i tij:Republika e Kosovës nuk forcohet duke përdhosur flamurin tonë kombëtar.Çdo përpjekje për distancim nga Shqipëria dhe vlerat tona kombëtare në kohën kur Serbia po na lufton në të gjitha aspektet, na ofron me këtë të fundit. Shtetndërtimi i Kosovës arrihet vetëm duke u larguar nga Serbia e duke u ofruar me Shqipërinë. Përderisa asnjë qeveri e pasluftës nuk e ndërmori asnjëherë asnjë hap të vetëm për t’i larguar flamujt e shtetit që na lufton, pra Serbisë, qeveria aktuale e hoqi flamurin kombëtar në orë të vona. Jo rastësisht e zgjodhën terrin. Kjo qeveri është qeveri e territ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *