DY VEPRIMET E VV-SË QË DO TA BËNIN GLAUK KONJUFCËN TË JEPTE DORËHEQJE NGA PARTIA

Dy veprimet e VV-së që do ta bënin Glauk Konjufcën të jepte dorëheqje nga partia

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka pretenduar se është duke u bërë propagandë nga ish-sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj me veprime të cilat sipas tij nuk janë të vërteta.

Konjufca ka thënë se nëse Kurti do të kishte qenë pro koalicionit me PDK-në dhe pro koalicionit me njërin që nuk e njeh heroin kombëtar, ai nuk do të kishte qëndruar në Vetëvendosje.

“Nëse Albin Kurti është pro ekstremizmit islamik dhe është pro koalicionit me PDK-në në të cilën gjendën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli unë nuk kisha qëndruar më aty. Koalicioni me Fjalën që kundërshton heroin kombëtar, ka qenë kundër unanimisht”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Më tej Konjufca ka thënë se me këso veprime nuk mund të bëhet propagandë kundër Kurtit, madje sipas tij, një propagandë e tillë i bie që do të jetë propagandë kundër VV-së.

“Me këto nuk mundësh me bë propagandë kundër Albin Kurtit sepse kjo po i bie që po bënë kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *