Fisnik Ismaili pyet në Facebook: Nëse jap dorëheqje nga partia, a cilësohet tradhti?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë pak debat me një militant të partisë së tij, në internet.Një simpatizant i VV-së e ka akuzuar Ismailin, në Facebook, se e ka tradhtuar partinë.Deputeti i VV-së, i rreshtuar në krahun e kundërshtarëve të kryetarit Albin Kurti në parti, i është përgjigjur menjëherë atij.
“Unë dorëheqje s’kam dhanë. Po hajt, po e zamë se po jap, e po dal. Qysh cilësohet saktë kjo si tradhti, po më intereson, nëse nuk i bashkëngjitëm ndoj armiku?”, e ka pyetur Ismaili simpatizantin e VV-së.“Me dal e me u nda prej Albinit nashta bash bash tradhti nuk esht se edhe vllezerit ndahen por shije shum te keqe po na leni”, i është përgjigjur përkrahësi i VV-së, Ismailit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *