Glauk Konjufca: Do të ketë rënie të Vetëvendosjes, për shkak të ndarjeve të brendshme

Glauk Konjufca: Do të ketë rënie të Vetëvendosjes, për shkak të ndarjeve të brendshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se partia e tij do të përjetojë rënie të ndjeshme.
Ai ka thënë se përplasjet mes anëtarëve në parti do të ndikojnë në dobësimin e VV’së.

Konjufca ka parashikuar se VV’së do t’i zbehet ndikimi për shkak të ndarjeve të brendshme.

“Unë mendoj që mund të ketë një rënie këto ditë të influencës së Vetëvendosjes për shkak të kësaj gjëje”, është shprehur ai në Rubikon të KTV’së.

“Mirëpo, kjo ka qenë e pashmangshme, për sa kohë kemi një kusht që është vendosur, dhe kushti që është vendosur nuk është vendosur nga Albin Kurti”, ka thënë ai.

“Kushtin e kanë vendosur ata që kanë thënë se nuk duhet të jetë Albin Kurti (kryetar)”, ka deklaruar Konjufca. /

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *