Konjufca ‘shuplakë’ Dardan Molliqajt, e krahason me Kadri Veselin

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë goditje nën brez me deklaratat e tij kundër Albin Kurtit.Sipas Konjufcës, deklaratat e Molliqajt ndaj Kurtit kanë vënë në pikëpyetje të madhe qëndrimin e Kurtit në projektin ndërkombëtar, e ka afruar me islamin politik dhe se Kurti nuk ka qëndrim kundër PDK-së. Këto deklarata të Molliqajt, Konjufca i quan të paqëndrueshme dhe vetëm për goditje.

“Kurti nuk ka thënë se është pro bashkëpunimit me PDK-në. Nëse thua që Albin Kurti u bë me PDK-në është goditje e panevojshme e qëllimshme”, ka thënë Konjufca.Ai e ka quajtur propagandë deklaratën e Molliqajt se “ekziston një incizim të cilin Kurti s’po dëshiron të dalë sepse ai aty ka thënë diçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *