POLICIA ARRESTON KATËR KOSOVARËT QË DOGJËN FLAMURIN SHTETËROR

Policia arreston katër kosovarët që dogjën flamurin shtetëror

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona që mbrëmë kishin djegur flamurin shtetëror të Kosovës. Teksa ngjarjen e kanë gjiruar dhe më pas e kanë shpërndarë përmes rrjeteve sociale, raporton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin teksa ka njoftuar se katër personat janë arrestuar për shkak prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Policia e Kosovë përkatësisht njësitet hetuese për mes rrugëve operative i kanë lokalizuar dhe arrestuar katër persona të dyshimtë, ata janë intervistuar dhe Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave shqiptar shtetas të Kosovës të hapet rast për ‘prishjen e rendit dhe qetësisë publike’”.

“Të dyshuarit besohet se në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djegur një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës pastaj ketë akt e kanë gjiruari dhe e kanë shpërndarë përmes mediave elektronike. Rasti procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt në gjykatë”, ka deklaruar Hashani për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *