PRETENDIMET E MOLLIQAJT SE AKTIVISTËT DESHËN TA SULMONIN FIZIKISHT – KONJUFCA SQARON RASTIN

Pretendimet e Molliqajt se aktivistët deshën ta sulmonin fizikisht – Konjufca sqaron rastin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, edhe në një rast tjetër ka dal kundër fjalëve që ish-sekretari organizativ i kësaj partie Dardan Molliqaj ka thënë muaj më parë ndaj kryetarit të partisë, Albin Kurtit.

Konjufca ka thënë se aktivistët e VV-së asnjëherë nuk ishin mbledhur për ta sulmuar Molliqajn, ashtu siç kishte pretenduar ish-sekretari i kësaj partie muaj më parë.

“Prej mbledhjes pata dal dhe i pata pyet çka jeni grumbulluar kaq shumë, njëri prej tyre që ishte ma kryesori më tha se policia mundet me e arrestua Albin Kurtin, për shkak se ka fletëarrest”.

“Unë po them vetë dola dhe i thash po më pengon, sepse ne nuk majm mbledhje me 50 aktivistë dhe unë iu thash a keni aktivitet në qytet apo çka dhe më treguan arsyeje të them të drejtën unë i kam besuar kësaj teorie të tyre”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Molliqaj muaj më parë në një intervistë kishte thënë se disa aktivistë ishin mobilizuar që ta sulmonin këdo që ishte kundër që Kurti të kandidohej për kryeministër.

“Ka pas mobilizim të aktivistëve që të na rrahin kush jemi kundër Kurtit kryeministër. Albini e Xhelali i kanë thirrur. Ka qenë nën organizimin e tyre. Më kërkoi të shkoj në Tiranë dhe të mos flas për një vit. I duhesha atyre atje që të më besonin se s’kam plane kundër Kurtit”, kishte pretenduar Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *