Reagon analisti i njohur: Heqja e flamurit shqiptarë është akt i shëmtuar dhe aspak në interes të qytetarëve të Kosovës!

Analisti politik, Fadil Lepaja përmes rrjetit të tij social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj heqjes së flamurit kombëtar tek rrethi në Prishtinë, raporton Gazeta Blic. Lepaja e ka quajtur si akt të shëmtuar një veprim të tillë.Tutje ai ka thënë se heqja e flamurit shqiptarë, nga rrethi, nga ana e policisë kosovare, me urdhër shtetëror, ndërkohë që flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë, është akt i shëmtuar dhe aspak në interes të qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë: AKT I SHËMTUAR
Pas disa vitesh flamuri kosovar e zëvendëson atë kombëtar në hyrje të Prishtinës, shkruan një gazetë e jona.
Gazetarët në shërbim të politikës ditore , ende nuk e dijnë, se hyrja e Prishtinës, nuk është te ky rreth, ku valon flamuri shqiptar, por është te rrethi në Çagllavicë!
Heqja e flamurit shqiptarë, nga rrethi, nga ana e policisë Kosovare, me urdhër shtetëror, ndërkohë që flamujt e Serbisë dhe Turqisë valojnë lirshëm nëpër Kosovë, është akt i shëmtuar dhe aspak në interes të qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *