Tahiri për demarkacionin: Mali i Zi e ka kryer punën e vet, Kosova ta kryej pjesën e mbetur

Ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri është deklaruar lidhur me vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq. Ajo ka thënë se mesazhi i kësaj vizite ishte që Mali i Zi e ka kryer punën dhe tani i mbetet Kosovës ta kryej pjesën e mbetur.“Shtetet kanë obligime te tyre dhe janë sovrane për të marrë vendime. Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit dhe kur e ka nënshkruar e ka bazuar në gjetjet institucionale që kanë qenë kompetente. Kosova dhe Kuvendi e ka obligim t’ua japë mundësinë qytetarëve të lëvizin lirshëm duke miratuar këtë marrëveshje dhe kjo vizitë është strategjike sepse konfirmoj dhe rikonfirmoj miqësinë mes dy shteteve”, ka thënë Tahiri në RTK.“Mesazhi është që Mali i Zi e ka kryer punën dhe tani i mbetet Kosovës”, ka përfunduar Tahiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *